back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuSportiKroacia i “falet” Portugalisë, dy ekipet kalojnë më tej, Modric e pranon:...

Kroacia i “falet” Portugalisë, dy ekipet kalojnë më tej, Modric e pranon: Po ndiqnim edhe Skocinë

Me 4 fitore dhe 2 barazime, 14 pikë në total, Portugalia kalon si kokë grupi në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Kjo ishte një sfidë që nuk kishte asnjë rëndësi për luzitanët, por nga ana tjetër, Kroacisë i duhej me çdo kusht një pikë, për të shmangur çdo skenar të padëshiruar.

Joao Felix kaloi Portugalinë në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë ishte Gvardiol që barazoi rezultatin në 1-1, një pikë e çmuar që i dhuron ekipin ballkanas një biletë për në fazën çerekfinale.

Në pjesën e dytë, Kroacia ishte e fokusuar jo vetëm të gjente rrugën e rrjetës, por në të njëjtën kohë po shihni edhe sfidën tjetër të këtij grupi, Poloni-Skoci, fakt që e pranoi edhe kapiteni Luka Modric:

“Po, e vërtetë, e ndoqëm pak, mbi të gjitha në fund. Në pushimin e pjesëve e dinim që Polonia po humbiste, ishim të detyruar të shënim një gol. Nuk donim të ishim të varur nga ndeshja tjetër, mund të ndodhte çdo gjë. Gjithsesi, e rëndësishme është që kaluam më tej”, u shpreh Modric.

Me tetë pikë, Kroacia shkon në çerekfinale, ndërsa Skocia me 7 pikë shkon në play-off. Polonia zbret në Ligën B./Balkan web

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat