Ezkekutimi i Klaudio Prendit, është ende pa autor.
Raportohet se krimi i rëndë ka ndodhur për shkak të një borxhi 15 mijë euro që Prendi u kishte disa personave.
Zyrtarisht nuk ka asnjë variant nga policia, por në rrugë jozyrtare, mediat raportojnë se është gjetur edhe arma me të cilën është qëlluar Prendi.
Raportohet se ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer në makinën e djegur tip Audi A4, ka gjetur dhe armën e krimit një pistoletë me selenciator, e cila ishte plotësisht e djegur.
Numri i shasisë nuk është rikuperuar ende, pritet të kontrollohet në pjesën e brendshme të motorrit.