back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetData e zgjedhjeve në tavoliën e Begajt/ Noka: Nuk marrim pjesë në...

Data e zgjedhjeve në tavoliën e Begajt/ Noka: Nuk marrim pjesë në farsa

Demokrati Flamur Noka thotë për Top Channel se PD nuk do të marrë pjesë në atë që e ka quajtur farsë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2025.

“Ne jemi opozita e vendit dhe  nuk mund të marrim pjesë në farsa. Data është caktuar. E ka shpallur Taulanti para tre muajsh. Me këtë  paracaktim Presidenti i bie të jetë jo mëkëmbësi  i Rames, por i Taulantit, tha Noka.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se kryemnistri Edi Rama dhe Taulant Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve.

Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.”, shprehet Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat