back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMessenger bëhet me thirrje HD dhe sfonde AI

Messenger bëhet me thirrje HD dhe sfonde AI

Meta prezantoi disa veçori të reja në Messenger përfshirë eliminimin e zhurmave përmes AI. Messenger do të pajisjet me video thirrje HD dhe izolim të zërit ku që të dyja mund të aktivizohen përmes menusë së konfigurimit të thirrjeve.

Çdo thirrje e bërë nga Messenger automatikisht do të jetë HD kur jeni të lidhur në Wi-Fi tha Meta. Messenger gjithashtu ofron mundësinë përdoruesve të lënë mesazhe zanore dhe video kur kontaktet nuk janë të disponueshme.

Kur një përdorues nuk i përgjigjet thirrjes, mund të klikoni “Record message” për të dërguar një video ose audio regjistrim.

Së fundi Meta lançoi sfondet AI për video thirrjet të cilat i premtoi më herët gjatë vitit. Meta tha se mund të gjeneroni sfonde përmes AI duke klikuar ikonën “effects” në panelin anësor gjatë një video thirrje në Messanger.

Përditësimet në Messenger vinë pasi Meta lançoi komunitetet në aplikacion, chatbotin Meta AI dhe opsione për të ndarë të dhëna me hapësirë të madhe. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat