back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia'Gërdeci' në GJKKO/ Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat

‘Gërdeci’ në GJKKO/ Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat

Sot ishte seanca e radhës në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Pas seancës Mediu foli për gazetarët ku përsëriti edhe një herë se si ministër nuk ka pasur përgjegjësi për kalibrat, por gjithnjë merret parasysh mendimi i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë që është këshilltar edhe i kryeministrit dhe presidentit, shkruan Shqiptarja.com.

‘Një ministër nuk mund të jap mendim për kalibrat. Mendimi vjen i firmosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltari i lartë ushtarak edhe i kryeministrit dhe presidentit. Ministri nuk mund të ketë autoritet për ta pyetur. Nuk do ishte korrekte dhe nuk do kishte mundësi ta bëjë. Nuk mund të vërë në mëdyshje akte që janë programi si demontimi apo praktika të mbrojtjes si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO”, tha Mediu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat