back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniDeputeti serb publikon fotot: Vuçiç ka stacionuar snajperistët në çatinë e Kuvendit...

Deputeti serb publikon fotot: Vuçiç ka stacionuar snajperistët në çatinë e Kuvendit të Serbisë

Pas kaosit të hënën kur ndodhi një përleshje, deputetët e Kuvendit të Serbisë janë mbledhur sërish sot, ku pritet që ta votojnë propozimin për buxhetin e shtetit për vitin 2025.

Opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votim. Por diçka jo fort e zakontë po ndodh jashtë objektit të kuvendit në Beograd.

Deputeti serb Srdan Milivojeviç ka publikuar foto të snajperëve në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

“Kur Çaushesku dërgoi snajperë në çatinë e Parlamentit rumun, kjo shënoi fundin e mbretërimit të tij të terrorit dhe tiranisë.

Vuçiç dhe Ana Brnabiç, sot kanë dërguar snajperë në kupolën e Kuvendit.

Ju nuk keni aq plumba sa ka lirinë tek ne! As një hap prapa! Poshtë tirani! Rroftë Serbia e lirë!”, ka shkruar deputeti serb në X.

Deputeti serb publikon fotot: Vuçiç ka stacionuar
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat