back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaÇfarë do të ndodhë me pasuritë e konfiskuara? 

Çfarë do të ndodhë me pasuritë e konfiskuara? 

Elisabeta Dosku

Brenda Qershorit 2025, qeveria parashikon që të jetë tërësisht funksionale Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila do të shërbejë si Njësi Kombëtare Koordinuese dhe pikë kontakti rajonale/ndërkombëtare, duke kontribuar në përmirësimin e sekuestrimeve dhe konfiskimeve.

Në dokumentin “Agjenda e reformave 2024-2027” në kuadër të instrumentit të BE, të publikuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se do të aplikohet për t’u anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Zyrave të Rikuperimit të Aseteve ose në platformat rajonale /ndërkombëtare të rikuperimit  deri dhjetor 2025.

Po ashtu synohet që të paktën 50% e numrit dhe vlerës së pasurive të konfiskuara të ripërdoren (përfshi ripërdorimin social) brenda 6 muajve nga konfiskimi deri në dhjetor 2026.

Sipas të dhënave zyrtare deri më 31 Dhjetor 2023 janë konfiskuar 85 asete apo pasuri të paluajtshme pa barrë ligjore financiare.

Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA), do të jetë një strukturë e posaçme qendrore që do të ngrihet në  Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e gjurmimit dhe identifikimit të të ardhurave, pasurive ose përfitimeve të tjera pasurore që lindin nga një vepër penale ose veprimtari kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente.

Për sa i përket bazës ligjore, Shqipëria ka miratua ligjin i referuar si “ligji antimafia”, i cili  përmban dispozita për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara. Fitimet nga shitja e pasurive të konfiskuara, vlerat monetare të konfiskuara dhe të ardhurat e tjera kontribuojnë në krijimin e “fondit të konfiskimit”, një pjesë e të cilit përcaktohet si “fondi posaçëm”.

“Fondi i posaçëm” shërben për qëllime të ndryshme, përfshirë dhënien e ndihmës për viktimat e krimit të organizuar dhe trafikimit, si dhe promovimin e programeve sociale për këto kategori dhe kompensimin e viktimave sipas përcaktimeve në vendimet gjyqësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat