back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAnëtarësimi në SEPA?/ BSH: Komision më i ulët bankar, reduktohet koha e...

Anëtarësimi në SEPA?/ BSH: Komision më i ulët bankar, reduktohet koha e transfertave

Gjatë vitit 2023, në ekonominë shqiptare u kryen rreth 2 milionë transaksione ndërbankare brenda dhe jashtë vendit, me një vlerë prej rreth 9 miliardë euro.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, për këto transferta në euro nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së dhe anasjelltas, do të paguhet një komision më i ulët bankar, pas anëtarësimit të vendit tonë në tregun unik të pagesave në euro.

“Aktualisht, nëse monitorojmë komisionet që aplikojnë bankat, kemi një databazë të qendërzuar në BSH dhe rezulton që komisionet variojnë nga 100 deri në 150 euro për një transaksion. Ndërkohë, me anëtarësimin në SEPA, çdo bankë është e detyruar të aplikojë të njëjtin komision që zbatohet për transfertat në euro brenda vendit. Ne kemi krijuar një sistem, AIPS Euro, disa vite më parë, i cili ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka reduktuar këto komisione brenda vendit deri në pesë herë. Ne kemi vendosur tavane: për një transaksion, maksimumi i komisionit është 25 euro, duke filluar nga 3 euro, ndërsa për transaksionet që kryhen në degë, tavani është 50 euro,” deklaroi Valentina Seni, nëndrejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.3431527GAZETATEMA/B32783551.409627758;dc_ver=102.299;dc_eid=40004000;sz=728×90;u_sd=1.25;nel=1;dc_adk=4248395737;ord=eak8su;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D73199544%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3Dhjikn9YUZ6zjXh2CE4COEUAVTryd1WfO4DZzghhQEBP8PPQf7fDfcQdC1Dx8p5L6fx6II5lAR0mkZnbslyiPqluwp9OApXMzLzxK2K-7POys_H1-DCSwfPkSid72aCbQtdegobUSYcU7-dG7eTQ1kz3UgpWNsz2iUaC0FOtSTOUwYzDVTCUexAkuk1x07CiA1s30lwbGKgyhaCub_thwPGHuoaXLH-s14UFuhV40q881%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252fwww.gazetatema.net%252fekonomia%252ffare-sjell-antaresimi-ne-sepa-bsh-komision-me-i-ulet-bankar-reduktohet–i469403%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTUuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTMxLjAuNjc3OC44NiIsbnVsbCwwLG51bGwsIjY0IixbWyJHb29nbGUgQ2hyb21lIiwiMTMxLjAuNjc3OC44NiJdLFsiQ2hyb21pdW0iLCIxMzEuMC42Nzc4Ljg2Il0sWyJOb3RfQSBCcmFuZCIsIjI0LjAuMC4wIl1dLDBd;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Fekonomia%2Ffare-sjell-antaresimi-ne-sepa-bsh-komision-me-i-ulet-bankar-reduktohet–i469403$0;xdt=0;crlt=U30axvYd5f;gcsr=m;stc=1;chaa=1;sttr=503;prcl=s

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA, edhe koha e transfertave ndërbankare në euro pritet të reduktohet ndjeshëm.

“Koha ndryshon në mënyrë të jashtëzakonshme. Nëse më parë duhej të kalonin 4-5 institucione që transaksioni të përfundonte, tani kemi një platformë të unifikuar ku bankat shkëmbejnë direkt transaksionet. Koha është shumë e shpejtë; transaksionet do të procesohen brenda ditës, ose, nëse tejkalojnë kohën e vendosur nga banka për pranim, do të përpunohen të nesërmen,” shtoi Seni.

Shqipëria pritet të përfitojë nga anëtarësimi në tregun unik të pagesave në euro duke filluar nga prilli i vitit 2025. Ky afat është lënë në dispozicion për sistemin bankar që të realizojë zhvillimet infrastrukturore të nevojshme për përshtatjen me SEPA-n. /vizionplus.tv

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat