back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalla: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prioritet/ SPAK po jep...

Balla: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prioritet/ SPAK po jep rezultate konkrete

Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka mbajtur fjalën në takimin e Komisionit për Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës.

Në fjalën e tij ministri Balla tha se prioriteti i qeverisë shqiptare është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, teksa nënvizoi se SPAK po jep rezultate konkrete.

Sipas Ballës reforma e gjyqësorit ka treguar se është e rëndësishme për rritjen e integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

“Reforma e gjyqësorit, përfshirë Vettingun, kanë treguar që janë të rëndësishme në rritjen e integritetit, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë që festojmë arritjet e mëdha jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi pata.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet për qeverinë shqiptare. Krijimi i Ministrisë së Shtetit për Administratën publike dhe antikorrupsionin, tregon qartë angazhimin e fortë të qeverisë për të adresuar çështjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës publike.

Institucionet si SPAK dhe BKH, janë krijuar dhe tashmë po japin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij ministri Balla përshëndeti daljen e Shqipërisë nga faza e monitorimit në atë të pasmonitorimit, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme që reflekton përkushtimin e vendit për forcimin e institucioneve demokratike.

Në përfundim të fjalës së tij, Balla shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të vijuar në rrugën e reformave dhe për të siguruar integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

“Bashkëpunimi ynë me Këshillin e Evropës ka qenë një udhërrëfyes i vlefshëm në përpjekjet tona për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe demokratike. Shqipëria është më pranë Europës se kurrë më parë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të realizuar këtë aspiratë kombëtare,” përfundoi Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat