back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“Mosdeklarim pasurie”/ SPAK çon për gjykim deputetin e PD Asllan Dogjani

“Mosdeklarim pasurie”/ SPAK çon për gjykim deputetin e PD Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim çështjen e deputetit të PD Asllan Dogjani.

Dosja është hedhur në short dhe për shqyrtimin e saj është caktuar gjyqtarja Rudina Palloj.

“Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë që kam këtu. Kam 20 vjet që jetoj atje me 3 kalamaj. Më ka kallëzuar ndërtuesi Ilirjan Çela, tha Dogjani”, ka thënë Dogjani me 4 nëntor, pas marrjes në pyetje nga SPAK-u.

Dogjani tha se procedimi ka nisur si hakmarrje ndaj denoncimit që ka bërë më parë për zaptimin e një prone publike nga ndërtuesi pranë pallatit të tyre. Dogjani akuzoi Ramën se nuk po lufton krimin por po i ndërsen SPAK deputetëve të PD-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat