KreuDrejtësiaA do të zhbllokohet gara për Prokurorin e Përgjithshëm me ndryshimet në...

A do të zhbllokohet gara për Prokurorin e Përgjithshëm me ndryshimet në KLP?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Zgjedhja e tre anëtareve të reja në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Eloida Goxhaj, Antoneta Sevdari dhe Afërdita Ndoi, sjell ndryshime në përbërjen e institucionit që ka në dorë procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Por mbetet për t’u parë nëse ky rinovim do të ndikojë në vijimin e garës, e cila prej javësh është përballur me përplasje dhe kërkesa për përjashtimin e anëtarëve nga vendimmarrja.

Procesi kishte hyrë në ngërç për shkak të kërkesave të kandidatëve për përjashtimin e anëtarëve të KLP-së, me pretendime për konflikt interesi. Më 8 tetor, Këshilli rrëzoi me shumicë votash kërkesat e Arta Markut dhe Ylli Pjetërnikajt, duke krijuar kushtet për vijimin e procedurës. Mbledhja u shoqërua me diskutime të gjata mes anëtarëve për ligjshmërinë e kërkesave dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

Në garë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme janë Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj. Prokurori i ri do të zgjidhet për një mandat shtatëvjeçar, ndërsa mandati i Olsian Çelës përfundon në dhjetor.

Përtej ndryshimit të përbërjes, çështja kryesore mbetet nëse KLP-ja do të arrijë të përfundojë përzgjedhjen brenda afateve dhe t’i përcjellë Kuvendit kandidaturat përfundimtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat