KreuAktualitetPolitikaVenecia zbarkon në Tiranë për Reformën Zgjedhore/ Palët ende larg konsensusi

Venecia zbarkon në Tiranë për Reformën Zgjedhore/ Palët ende larg konsensusi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Komisioni i Venecias do të dërgojë më 25 nëntor dy ekspertë në Tiranë për të asistuar partitë politike në diskutimet për Reformën Zgjedhore, në një kohë kur marrëveshja mes palëve për ndryshimet ligjore mbetet ende larg.

Përgjigjja pozitive e Komisionit të Venecias ka mbërritur në Kuvend pas kërkesës së kryetarit Niko Peleshi, i cili më 19 nëntor iu drejtua këtij institucioni për asistencë, pasi palët në Komisionin e Posaçëm Parlamentar ranë dakord për të kërkuar ekspertizë ndërkombëtare.

Në fokus të konsultimeve me ekspertët e Venecias do të jetë projektligji për financimin e partive politike, si dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.

Paralelisht, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, kanë kërkuar edhe asistencën e ekspertëve të OSBE/ODIHR, për të ndihmuar në diskutimet mbi paketën e propozuar nga Partia Demokratike, që lidhet me ndarjen e shtetit nga partia.

Ndërhyrja e ekspertëve ndërkombëtarë vjen në një moment kritik, pasi mandati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore përfundon më 30 nëntor. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një rrugë të përbashkët, konsensusi mes dy palëve politike vijon të jetë i vështirë.

Me pak ditë të mbetura nga afati i komisionit, asistenca e Venecias dhe OSBE/ODIHR pritet të jetë një tjetër përpjekje për të zhbllokuar negociatat dhe për të çuar përpara ndryshimet në kuadrin zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat