Ardian Ismajli po luan me Empolin në transfertën e Parmës sot. Çfarë ka rënë në sy është maska që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është detyruar të vendosë.
Kjo për shkak të një lëndimi në fytyrë që Ismajli ka pësuar. Dhe në maskë, bie në sy se ndodhen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovë.
Kujtojmë ndërkohë se Ismajli është mjaft i përfolur në Itali për një largim nga Empoli. 28-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Interi dhe Juventusi.
VIDEO, Ardian Ismajli me maskë