KreuAktualitetPolitika“Pa grushtin dhe trëndafilin e PS-së”/ Balla mesazh të qartë për Veliajn

“Pa grushtin dhe trëndafilin e PS-së”/ Balla mesazh të qartë për Veliajn

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, duke theksuar se çështjet që lidhen me drejtësinë duhet të përballohen individualisht dhe pa përfshirë strukturat e partisë.

Në një prononcim për mediat, Balla u shpreh se Veliajn e konsideron mik, por kjo nuk do të thotë se Partia Socialiste duhet të bëhet pjesë e përballjes së tij me drejtësinë.

“PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë dhe, në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, deklaroi Balla.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Erion Veliaj iu drejtua SPAK-ut dhe Partisë Socialiste me kërkesën për të marrë leje për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet të shtunën.

Kërkesa e Veliajt për të qenë pjesë e mbledhjes së strukturave socialiste dhe qëndrimi i Ballës kthen në vëmendje raportin mes kryebashkiakut dhe partisë, në një kohë kur ai ndodhet përballë procesit të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat