Një nga banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri i madh pranë QSUT ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka treguar humbjen e banesës së tij nga flakët.
Ai shprehet se apartamentin e kishte blerë rreth dy vite më parë për 150 mijë euro, ndërsa thekson se aktualisht ndodhet pa strehë dhe ka kaluar natën jashtë.
“Është djegur shtëpia, e kam blerë para dy vitesh 150 mijë euro. Është shkrumbuar. Kam fjetur jashtë, jam nga Dibra, nuk kam njeri këtu”, u shpreh qytetari.
Ngjarja ka lënë pas dëme të mëdha materiale, ndërsa sipas të dhënave paraprake dyshohet se rreth 70 apartamente janë përfshirë nga flakët në një zjarr të përmasave të mëdha.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të vlerësuar plotësisht dëmet e shkaktuara.



