back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDrama në sallë/ Procesi ndaj Veliajt bllokohet dhe shtyhet për 27 prill

Drama në sallë/ Procesi ndaj Veliajt bllokohet dhe shtyhet për 27 prill

Sot u zhvillua seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë, por gjykimi u shty për në datën 27 prill.

Në mungesë të Veliajt, avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca, kërkoi që procesi të mos vijojë, duke pretenduar se nuk janë respektuar të drejtat procedurale të të pandehurit.

Ai kërkoi gjithashtu që mbrojtja të pajiset me të gjithë fashikujt e dosjes, duke kundërshtuar kufizimin vetëm në 24 fashikuj që lidhen me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë. Sipas tij, të gjithë fashikujt duhet të vihen në dispozicion pasi bëhet fjalë për një procedim të lidhur.

“Së pari, duhet garantuar e drejta e çdo të pandehuri për t’u njoftuar… ne kërkojmë çdo fashikull,” u shpreh Ndreca në seancë.

Ndërkohë, Veliaj nuk ka paraqitur asnjë deklaratë lidhur me mungesën e tij në seancë. Mësohet gjithashtu se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij dhe nuk ka vënë në dispozicion deklaratën përkatëse.

Seanca e radhës është caktuar për më 27 prill, ku pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat