back to top
25.5 C
Tirana
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Shqipëria “epiqendër e krimit"/ Berisha kundër integrimit në Bashkimi Europian

“Shqipëria “epiqendër e krimit”/ Berisha kundër integrimit në Bashkimi Europian

Kryetari i PD, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSUBundestag.

Pas takimit, në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në funksion të procesit të integrimit të ShqipëriaBashkimi Europian.

“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, i cili duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë dhe i qytetarëve të BE,” u shpreh ai.

Berisha ngriti shqetësime edhe për sigurinë, duke pretenduar se Shqipëria përbën rrezik për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale.

“Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen dhe sigurinë në Shqipëri, rajon e më gjerë,” deklaroi ai.

Në vijim, kreu i opozitës theksoi se procesi i integrimit duhet të mbetet i kushtëzuar nga standardet dhe merita, duke shprehur edhe kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ndaj dhe kushtet duhet të jenë të bazuara në meritë. Ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën. Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri,” u shpreh Sali Berisha.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të debatit të vazhdueshëm politik mbi procesin e integrimit europian dhe standardet që duhet të përmbushë vendi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat