back to top
29.8 C
Tirana
E enjte, 2 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaKëshilli Kombëtar zgjedh drejtuesit e rinj/ Berisha vulos ndryshimet në PD

Këshilli Kombëtar zgjedh drejtuesit e rinj/ Berisha vulos ndryshimet në PD

Partia Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, pas votimit të zhvilluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Rezultatet u shpallën në orët e para të së enjtes nga komisioni i zgjedhjeve, i drejtuar nga Gazment Bardhi.

Më e votuara në garën për Kryesinë rezultoi Ilda Zhulali, e cila siguroi 211 vota. Pas saj u renditën Eda Grimçi me 177 vota, Edith Harxhi me 151, Mimoza Hajdarmataj me 132, Lili Sulaj me 124 dhe Floriana Garo me 114 vota.

Në kategorinë e kandidatëve meshkuj, më i votuari ishte Grigels Muçollari me 170 vota, i ndjekur nga Ervin Minarolli (167), Fisnik Qosja (158), Gjin Gjoni (150), Dorian Teliti (132), Atird Hoxha (124), Ilir Alimehmeti (122) dhe Keltis Kruja (115).

Nga kandidatët e rinj fitues dolën Andia Ulliri me 159 vota, Glauk Olldashi me 119, Nikola Kedhi me 88, Fatjon Bathorja me 86, Loreanca Hoxha me 83 dhe Desada Xhetani me 64 vota.

Jashtë Kryesisë mbetën disa figura të njohura të Partisë Demokratike, mes tyre Arjan Ndoja, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Fidel Kreka dhe Luan Baçi, të cilët nuk arritën të siguronin votat e nevojshme.

Në të njëjtën mbledhje, aktivistja Julia Emiri u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke marrë 207 vota kundrejt 83 votave të rivales së saj, Silva Hasaj. Me këtë rezultat, Emiri pason në këtë detyrë Edi Palokën.

Procesi i zgjedhjeve konfirmoi edhe ristrukturimin e paralajmëruar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Më shumë se gjysma e anëtarëve të Kryesisë së mëparshme nuk u rikandiduan, ndërsa në përbërjen e re mungojnë disa prej emrave të njohur të Foltores dhe Rithemelimit, mes tyre Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat