Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur pranë Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, pas shoqërimit nga policia të disa pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje.
Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në zonë, ndërsa kanë bërë thirrje për lirimin e personave të shoqëruar. Në duart e disa prej tyre janë parë edhe kartona me vezë.
Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesve vijon të qëndrojë jashtë ambienteve të Kuvendit, ku protesta vazhdon nën masa të shtuara sigurie.



