back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 29 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetDebati për Zvërnecin/ Rama: Lajm i rremë që shteti po fal tokë

Debati për Zvërnecin/ Rama: Lajm i rremë që shteti po fal tokë

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj pretendimeve se shteti shqiptar ka falur tokë në zonën e Zvërnecit për investitorë privatë, duke i cilësuar ato si “lajm të rremë”.

Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të themelimit të kompanisë së teknologjisë “Albanian Digital Solution”, ku kreu i qeverisë foli edhe për rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e pronave publike.

Sipas Ramës, qeveria po ndjek një qasje të re ekonomike, ku sektori publik do të ketë një rol më aktiv në zhvillimin e investimeve strategjike, përmes instrumenteve si Korporata Shqiptare e Investimeve.

“Qeveria e ka parë të udhës t’i japë më tepër theks forcave që mund të verë në terrenin e ekonomisë sektori publik. Korporata Shqiptare e Investimeve flet qartësisht përparësinë e kësaj qasjeje. Ka krijuar një portofol me një kapacitet prej gjysmë miliardë eurosh që do të shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke i vënë pronat publike në shërbim të zhvillimit”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndaloi veçanërisht te debati për projektin në Zvërnec, duke mohuar që bëhet fjalë për dhënie të pronës shtetërore.

“Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet seriozë dhe atë pronë e kanë marrë nga privatët”, deklaroi ai.

Rama sqaroi se shteti shqiptar ka interesa pronësore vetëm në pjesën që lidhet me ishullin e Sazanit, ku sipas tij negociatat ende nuk kanë përfunduar.

“Shteti ka pasuri në anën tjetër të projektit, ishullin e Sazanit. Ende sot nuk kanë mbaruar negociatat, pasi Korporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e investimeve. Toka e ishullit aty është e shtetit shqiptar”, tha kryeministri.

Deklaratat vijnë mes debatit publik dhe reagimeve mbi projektet e zhvillimit turistik dhe investimet e planifikuara në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat