back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaDështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe një herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Të martën, për të gjashtën herë ajo mori 54 vota pro prej 61 sa duhet për t’u zgjedhur.

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë – por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme.

Të enjten më 1 maj në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat