back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaDosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg Redi Mollën dhe Mariglen...

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg Redi Mollën dhe Mariglen Qaton

Apeli i GJKKO pas rikthimit tw çwshtjes nga Gjykata e Lartw ka vendosut të lërë në burg Redi Mollën dhe Mariglen Qaton.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 07.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 58 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim R.M. dhe M.Q, në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato po gjykohen për korrupsion dhe fshehje pasurie, bashkë me Taulant Tushen, i arrestuar më herët nga SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat