back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Plumbi i artë”/ Pretenca për tre nga anëtarët e grupit kriminal

Dosja “Plumbi i artë”/ Pretenca për tre nga anëtarët e grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini, Spak kërkoi përkatësisht nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite heqje lirie.

Në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandehurve si dhe shpallet vendimi.

Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj, shkruan vizion plus.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat