Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym. “Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në posti
Ky veprim vjen menjëherë pas hyrjes së bashkëshortit të Drenusha Latifit në “BBVK”, i cili u bë pjesë e shtëpisë më të njohur në episodin e mbrëmshëm”.
“Ky program promovon shembuj të përsëritur të dhunës, ngacmimeve seksuale e diskutimeve skajshmërisht seksiste dhe homofobike.
Mbrëmë, publiku u trondit kur produksioni futi në shtëpi një person të denoncuar për dhunë ndaj gruas.
Klan Kosova në shërbim të spektaklit e klikimeve i vendosi nën një kulm viktimën dhe dhunuesin. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
Ky vendim jo vetëm që shkel të drejtat e viktimës, por normalizon dhunën ndaj grave.
Ftojmë Komisionin e Pavarur të Mediave të ndërmarrin masa URGJENTE për të ndaluar transmetimin televiziv të këtij programi’,thuhet në njoftimin e organizatës “QIKA”.