back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 16 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Hajdut i vogël”/ Erion Braçe përplaset me Agron Shehajn

“Hajdut i vogël”/ Erion Braçe përplaset me Agron Shehajn

Debate të forta janë shënuar sot në Kuvend mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Përplasja nisi pasi Shehaj e quajti Braçen “hajdut i vogël”, një deklaratë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist. Braçe u ngrit nga vendi dhe iu afrua Shehajt në sallë, duke i kërkuar llogari për akuzën.

Gjatë debatit, Braçe i kujtoi Shehajt se një deklaratë të ngjashme e kishte bërë edhe më parë, duke shtuar se sipas tij, ai kishte kërkuar më pas falje. Nga ana tjetër, Shehaj mohoi një gjë të tillë dhe përsëriti akuzën, duke e cilësuar sërish Braçen “hajdut të vogël”.

Tensionet vijuan për disa momente në sallë, ndërsa Shehaj kërkoi ndërhyrjen e kryetarit të Kuvendit për situatën e krijuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat