back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 16 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetNga “hallat e dajat”, te masat konkrete/ Zgjohet Shkëlqim Hajdari mbledh Komisionin

Nga “hallat e dajat”, te masat konkrete/ Zgjohet Shkëlqim Hajdari mbledh Komisionin

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka mbledhur Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë, pas zjarrit të rënë dy ditë më parë në kompleksin “Arlis”, duke kërkuar masa konkrete për parandalimin e zjarreve dhe menaxhimin e emergjencave.

Në fokus të takimit ishte koordinimi i institucioneve vendore dhe qendrore për sezonin pranverë–verë 2026, si dhe rritja e gatishmërisë për përballimin e situatave të ngjashme.

Një nga kërkesat kryesore të prefektit ishte ngritja e grupeve vullnetare në çdo bashki për ndërhyrje të shpejtë në rast zjarresh, si dhe angazhimi i plotë i njësive administrative në terren.

Gjithashtu, u diskutua për përditësimin e planeve të reagimit, njoftimin në kohë reale dhe mobilizimin maksimal të burimeve njerëzore dhe logjistike. Në takim u vlerësua edhe puna e shërbimit zjarrfikës, ndërsa u theksua nevoja për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të tyre.

Ndër detyrat prioritare janë sistemimi i banorëve të prekur nga zjarri i 14 prillit, forcimi i strukturave zjarrfikëse dhe rritja e ndërgjegjësimit publik.

Ky reagim vjen pas deklaratës së bërë nga Hajdari natën e ngjarjes, kur i pyetur për strehimin e familjeve të mbetura jashtë, ai u shpreh se ato mund të strehohen “tek hallat, dajat dhe kushërinjtë”, deklaratë që ka ngjallur debat publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat