back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 16 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump shpall marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Trump shpall marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, i cili pritet të hyjë në fuqi në orën 17:00 sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-ve.

Deklarata u publikua nga vetë Trump në platformën Truth Social, ku ai e cilësoi marrëveshjen si rezultat të përpjekjeve diplomatike të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, zhvillimi vjen pas bisedimeve të zhvilluara në Washington, D.C., ku për herë të parë pas 34 vitesh përfaqësues të Izraelit dhe Libanit janë ulur në të njëjtën tryezë negociatash.

Trump theksoi se takimet kanë qenë intensive dhe të drejtuara nga zyrtarë të lartë amerikanë, me qëllim uljen e tensioneve dhe krijimin e një kanali të drejtpërdrejtë komunikimi mes palëve.

Në procesin e ndërmjetësimit janë përfshirë edhe Marco Rubio dhe JD Vance, si dhe struktura të tjera të administratës amerikane.

Sipas Trump, armëpushimi 10-ditor do të shërbejë si një periudhë testimi për vullnetin e palëve për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të vijuar negociatat drejt një marrëveshjeje më të qëndrueshme.

Ai shtoi se SHBA do të vijojë të jetë e përfshirë drejtpërdrejt në proces, duke monitoruar zbatimin e marrëveshjes dhe duke koordinuar komunikimin mes palëve, me synimin për arritjen e një paqeje afatgjatë në rajon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat