KreuAktualitetEkonomiaEuro zbret në 89 lekë në tregun valutor

Euro zbret në 89 lekë në tregun valutor

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në tregun valutor shqiptar, duke u këmbyer këtë të hënë, më 23 nëntor, me rreth 89 lekë në blerje dhe 90 lekë në shitje.

Sipas të dhënave të tregut, një euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa kursi zyrtar i referencës i Bankës së Shqipërisë është 89.78 lekë.

Krahasuar me ditët e mëparshme, monedha europiane ka shënuar një tjetër dobësim. Më 19 nëntor, kursi zyrtar ishte 90.02 lekë, ndërsa më 18 nëntor regjistrohej në 90.18 lekë.

Luhatjet e euros vijojnë të jenë një tregues i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, veçanërisht për qytetarët që marrin të ardhura në këtë monedhë, si dhe për bizneset që kryejnë transaksione me vendet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, edhe dollari amerikan këmbehet sot me 80.8 lekë në blerje dhe 81.8 lekë në shitje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat