back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEvi Kokalari: Çdo garë në PD është manipuluar dhe vjedhur/ Publikon provat

Evi Kokalari: Çdo garë në PD është manipuluar dhe vjedhur/ Publikon provat

Aktivistja, Evi Kokalari, ka bërë thirrje publike për bojkotimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, duke i cilësuar ato si një proces pa vlerë dhe të manipuluar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kokalari u kërkoi demokratëve të mos marrin pjesë në votim, duke pretenduar se gara është e paracaktuar dhe se vota e anëtarësisë nuk ka ndikim real në rezultat.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme bojkotimi i Sali Berishës dhe klanit të tij sesa sot. Demokratë: BOJKOTONI, BOJKOTONI, BOJKOTONI”, shkruan ajo.

Kokalari deklaron se që prej shtatorit të vitit 2021 ka mbështetur një reformim të thellë të Partisë Demokratike, duke kërkuar hapjen e saj dhe respektimin e meritokracisë, por sipas saj, çdo proces zgjedhor i zhvilluar brenda partisë ka qenë i manipuluar.

Në postimin e saj, ajo akuzon drejtues të PD-së se kanë paracaktuar rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme për strukturat drejtuese, ndërsa pretendon se listat e kandidatëve janë përzgjedhur paraprakisht.

“Vota juaj nuk ka asnjë kuptim. Berisha dhe Vokshi ju duan aty vetëm për sy e faqe”, shprehet Kokalari në reagimin e saj.

Ajo u ka bërë thirrje demokratëve të qëndrojnë larg procesit, duke argumentuar se pjesëmarrja do t’i jepte legjitimitet asaj që e cilëson si “farsë politike”.

Në të njëjtën kohë, Kokalari njofton se të hënën do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore e betejës së saj ligjore, duke shprehur bindjen se do të dalë fituese nga ky proces.

Reagimi i saj vjen në ditën kur Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e partisë, ku kandidat i vetëm është kryetari aktual, Sali Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat