back to top
24.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFshirja e borxheve tatimore/ Malaj jep afatin final

Fshirja e borxheve tatimore/ Malaj jep afatin final

Pas mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se “Paqja Fiskale” do të hyjë në fuqi brenda muajit maj.

Ai u shpreh se aktet nënligjore janë drejt përfundimit dhe se për këtë proces është bashkëpunuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se të gjitha procedurat do të mbyllen brenda afatit të përcaktuar.

“Shumë shpejt do të dalim me aktet nënligjore sa i përket paqes fiskale dhe fshirjes së detyrimeve. Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët, dhe brenda muajit maj do të mbyllen të gjitha proceset respektive,” u shpreh Malaj.

Sipas tij, aktet nënligjore dhe udhëzimet do të shërbejnë për të sqaruar mënyrën e zbatimit të ligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.

Ministri theksoi se përfitues do të jenë të gjithë tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj, duke shtuar se procesi do të zbatohet në mënyrë të plotë dhe transparente.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat