Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Shoferët që nuk e kanë zëvendësuar patentën e shoferit me emrin e ri të shtetit, nëse ndalohen nga policia do të gjobiten me 100 euro.
Ministria e Punëve të Brendshme ditëve të kaluara i ka ftuar qytetarët që t’i përditësojnë dokumentet e tyre sipas obligimit të dalë prej Marrëveshjes së Prespës, respektivisht që të gjitha dokumentet të jenë me emrin e ri të shtetit. Krahas, tyre, qytetarët duhet t’i zëvendësojnë edhe targat e automjeteve ose në të njëjtat të vendosin ngjitëse me shënimin NMK.



