Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Sot Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela, priti në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Hollandës, znj. Sue Preenen.
Palët diskutuan mbi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit si dhe u fokusuan në identifikimin e rrugëve efikase për forcimin e tij, përmes shkëmbimit të shpejtë të informacionit, hetimeve paralele si dhe grupeve të përbashkëta hetimore.
Prioritet do të ketë edhe goditja e aseteve kriminale të personave të përfshirë në aktivitetet kriminale që prekin të dy vendet.



