Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur një valë të gjerë ndryshimesh në strukturat drejtuese të policisë në vend.
Sipas burimeve zyrtare, Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçe, i cili është transferuar në detyrën e shefit të rendit në Përmet.
Në nivel komisariatesh, Alfred Cenaj është caktuar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska merr drejtimin e Komisariatit të Fierit.
Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e hetimit të krimit. Dritan Muça është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.
Ndërkohë, oficeri i karrierës Islor Islami, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Lezhës, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar.
Gjithashtu, Erdit Rreçeku është emëruar shef komisariati në Peqin, vendim që vjen pak ditë pasi u shkarkua zinxhiri komandues i këtij komisariati.
Vetëm gjatë së mërkurës, Hita ka firmosur rreth 40 ndryshime në radhët e policisë, duke sinjalizuar një riorganizim të gjerë të strukturave drejtuese.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



