back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniInicidenti në stacionin hekurudhor në Novi Sad/ Ministri Daçiç: Tre të plagosur...

Inicidenti në stacionin hekurudhor në Novi Sad/ Ministri Daçiç: Tre të plagosur janë në gjendje kritike

Tre persona të plagosur pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, janë në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, më 3 nëntor.

Ai i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) se pasojat kanë qenë të mëdha, sepse streha e betonit ka qenë jashtëzakonisht e rëndë.
Si pasojë e këtij incidenti, të ndodhur më 1 nëntor, kanë vdekur 14 persona.

Shkaqet e rrëzimit të strehës nuk dihen ende.

Daçiç ka thënë se pesë persona do të merren në pyetje gjatë ditës lidhur me rastin, dhe që një ditë më parë janë intervistuar 26 persona tjerë, për të kuptuar kush është përgjegjës për atë që ka ndodhur.

Në mesin e të intervistuarve janë punëtorë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, të udhëhequr nga Goran Vesiç.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.

Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.

Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit.

Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është zotuar të premten se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat