KreuTeknologji / ShkencëInstagram më fund do të ketë një aplikacion të dedikuar për iPad

Instagram më fund do të ketë një aplikacion të dedikuar për iPad

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Meta është duke zhvilluar një version të Instagram për iPad sipas The Information. Aktualisht aplikacioni Instagram në iPad është vetëm një version i zmadhuar i aplikacionit krijuar për iPhone.

Por pse ka zgjedhur Meta të krijojë një aplikacion për iPad kur nuk e ka bërë një gjë të tillë prej një dekade? Sipas The Information kjo vjen për shkak të paqartësisë rregullatorë dhe ligjore të TikTok dhe tarifat e Trump.

Kompania i ka rezistuar ndër vite krijimit të një aplikacioni Instagram për iPad. Në Shkurt të 2022, drejtuesi i Instagram Adam Mosseri tha se nuk ka një bazë të madhe përdoruesish për të justifikuar një aplikacion të tillë.

Të njëjtën gjë tha edhe në 2023. Përdorimi i Instagram në iPad duke përdorur Stage Manager është një eksperiencë e pranueshme ndërsa eksperienca në ueb është përmirësuar gjithashtu. Por një aplikacion i dedikuar që përfiton nga avantazhet e një ekran të madh si ai i iPad ka munguar. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat