back to top
20.5 C
Tirana
E diel, 16 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKantieri i kardiokirurgjisë në QSUT/ Koçiu:Po punohet me ritme të shpejta

Kantieri i kardiokirurgjisë në QSUT/ Koçiu:Po punohet me ritme të shpejta

 

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e kantierit të kardiokirurgjisë në QSUT.
Koçiu shprehet se po punohet me ritme të shpejta për rikonstruksionin e plotë të godinës.
“Po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan Koçiu.
Postimi i ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu:
Mirëmëngjesi nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat