KreuAktualitetPolitikaKur premton Berisha ta ndryshojë hartën e bashkive?

Kur premton Berisha ta ndryshojë hartën e bashkive?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëron ndryshimin e hartës së qeverisjes vendore, duke e renditur këtë si një nga vendimet e para që do të marrë parlamenti i ardhshëm.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha akuzoi mazhorancën se riorganizimi i bashkive është bërë për interesa politike dhe në dëm të komuniteteve. Sipas tij, ndryshimi i hartës së re territoriale do të synojë t’ua rikthejë qeverisjen vendore qytetarëve dhe zonave që, sipas opozitës, janë lënë jashtë vendimmarrjes.

Kryedemokrati tha se Partia Demokratike do të përdorë të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin, por shprehu skepticizëm për funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe mundësinë e zhvillimit të referendumeve.

“PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëron, të dashur qytetarë, se në narkoshtet rruga ligjore është falsitet. Se gjykatat janë notere të narkoqeverisë. Se referendumet, narkoqeveria nuk mund t’i lejojë kurrë. Megjithatë, ne do të përdorim çdo mjet ligjor kundër këtij akti”, deklaroi Berisha.

Ai vlerësoi edhe betejën parlamentare të opozitës kundër hartës së re territoriale, duke pretenduar se gjatë 14 orëve debat deputetët demokratë paraqitën fakte dhe dokumente për të argumentuar se riorganizimi cenon interesat e qytetarëve dhe Kushtetutën.

“Deputetët e opozitës bënë një nga betejat më të gjata në historinë e parlamentit shqiptar, për një çështje e cila ia vlente plotësisht dhe ne, në 14 orë debat, argumentuam me fakte, dokumente se ajo që po ndodhte ishte një asgjësim elektoral që binte ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën dhe interesat më të ngushta të qytetarëve të këtyre bashkive, të këtyre komuniteteve”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se miratimi i një harte të re të qeverisjes vendore do të jetë ndër prioritetet e parlamentit të ardhshëm, me argumentin se bashkitë duhet t’u shërbejnë komuniteteve dhe qytetarëve.

“Nuk ka dyshim se një nga aktet më të para do të jetë miratimi i një harte të qeverisjes vendore nga parlamenti i ardhshëm, për t’u rikthyer qeveritë vendore komuniteteve dhe qytetarëve dhe zonave të vendit”, tha kreu i PD-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat