back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetLuçiano Boçi: Shkodra reagoi fuqishëm/ “Qytetaria nuk lejon që Rama të qeverisë...

Luçiano Boçi: Shkodra reagoi fuqishëm/ “Qytetaria nuk lejon që Rama të qeverisë me bandat”

Nga Shkodra në përfundim të protestës, Luçiano Boçi deklaroi se këtë bashki, Rama e mori me krim, zgjedhjet politike i mori me krim, por ja ku janë qytetarët, nuk e lejojnë të përsërisë sundimin e tij me anë të krimit

“Siç e patë, siç e transmetuat, Shkodra reagoi fuqishëm, Shkodra sot foli me këtë marshim heshtje.

Dhe duhet ta dini se ndonjëherë se ulërima e heshtjes është më shurdhuese se ulërima e zërit se vjen nga brenda Shkodrës, vjen zemra e Shkodrës.

Qytetarët e Shkodrës, të provokuar nga Edi Rama, nuk duan që qyteti i tyre, qyteti i kulturës, i këngës, i gëzimit, të jetë sot qytet i bandave dhe i krimit.

Shkodra nuk kërkon të imponohet nga Edi Rama në përzgjedhjet e saj politike dhe as nga bandat e krimit të organizuar, as nga banda e policisë dhe as nga banda e administratës.

Ngjarja dhe situata në Shkodër dëshmon atë që ne kemi kërkuar dhe e kemi thënë shpesh, domosdoshmëria për qeverinë teknike është reale dhe faktike.

Sot Shkodra e kërkon, sot qytetarët e Shqipërisë e kërkojnë.

Nuk mundet që Rama të përsërisë pushtetin e tij me krim.

Këtë bashki e mori me krim, zgjedhjet politike i mori me krim, por ja ku janë qytetarët, nuk e lejojnë të përsërisë sundimin e tij me anë të krimit.

Ne vazhdojmë të kërkojmë qeveri teknike, liri për liderin e opozitës, pushim i luftës ndaj opozitës dhe kthimin e Shqipërisë për qytetarët, kthimin e Shkodrës te qytetarët.

Ne do vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënien tonë solidare me qytetarët, marrëdhënien tonë politike për t’i bindur ata se beteja e tyre është beteja jonë.

Nëse shumë nga ëndrrat tona nuk i bëmë relaitet për shumë arsye, ne nuk do lejojmë askënd të prekë ëndrrat për fëmijët tanë.

Dhe ëndrrat për fëmijët na bëjnë që betejën tonë ta çojmë deri në fund bashkë me qytetarët e Shkodrës.

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që na u bashkuan, dua të falënderoj të gjithë demokratët, dua të falënderoj mediat që transmetuan këtë ngjarje që pati jehonë të madhe jo vetëm në Shkodër, por kudo Shqipëri.

Qytetaria nuk lejon që Rama të vazhdojë të qeverisë këtë vend me bandat e tij”, është shprehur Boçi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat