KreuAktualitetEkonomiaMiliona për konsulentët/ Si shpërndahen paratë publike për projektim, studime dhe mbikëqyrje

Miliona për konsulentët/ Si shpërndahen paratë publike për projektim, studime dhe mbikëqyrje

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Institucionet publike vijojnë të nxjerrin në tendera shuma të konsiderueshme për shërbime konsulence, projektimi dhe mbikëqyrjeje, ndërsa disa prej procedurave të viteve të fundit kapin qindra milionë lekë.

Të dhënat e publikuara në sistemet e prokurimit tregojnë se vetëm disa procedura të identifikuara arrijnë në qindra milionë lekë pa TVSH.

Një prej rasteve është procedura për “Shërbime Konsulence, Projektimi dhe Mbikëqyrje për Investimet e Programit IVR”, me fond limit 116.95 milionë lekë pa TVSH dhe kohëzgjatje 24 muaj.

Një tjetër procedurë, këtë herë për Programin “100 Fshatrat”, ka një fond limit prej 56.63 milionë lekësh pa TVSH. Për këtë tender kanë konkurruar 17 operatorë ekonomikë.

Vetëm këto dy procedura kanë një vlerë të përbashkët prej rreth 173.6 milionë lekësh pa TVSH, ose rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra.

Një shumë edhe më e lartë shfaqet në një procedurë të Bashkisë së Tiranës për “Shërbim Konsulence – Shërbim me natyrë intelektuale: Studim Projektime në Programin e Shërbimeve Publike Vendore”. Fondi limit i kësaj procedure është 159,159,332 milionë lekë.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur një procedurë me fond limit 235.43 milionë lekë pa TVSH për shërbime inxhinierike të pavarura në lidhje me zbatimin e koncesionit Thumanë–Vorë–Kashar. Procedura është anuluar në vitin 2024.

Këto raste tregojnë vetëm një pjesë të shpenzimeve publike për shërbime të natyrës intelektuale, projektim, konsulencë dhe mbikëqyrje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat