E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi.
Nancy VanHorn nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi.
Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ndarë në Facebook nga Ambasada Amerikane në Tiranë.