KreuAktualitetKronikëPas zjarreve në Fier dhe Himarë, nis bilanci/ Rama: Do të vlerësohen...

Pas zjarreve në Fier dhe Himarë, nis bilanci/ Rama: Do të vlerësohen dëmet dhe rastet urgjente

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në Fier dhe Himarë, pas një nate të vështirë për banorët e këtyre zonave.

Përmes një reagimi, Rama ka bërë të ditur se aktualisht situata është nën kontroll dhe se nuk paraqitet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

Sipas kryeministrit, strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara”, shkruan Rama.

Ai thekson se tashmë do të nisë edhe vlerësimi i dëmeve, ndërsa bashkitë do të identifikojnë rastet që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

“Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, shprehet kryeministri.

Ndërkohë, strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin në terren për të shmangur riaktivizimin e vatrave dhe për të garantuar sigurinë e zonave të banuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat