Presidenti Donald Trump prezantoi pasaportat amerikane të koleksioneve që kanë portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të madh në kuadër të festave për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Pasaporta e re e SHBA-së thotë: ‘Mirë se vini, por silluni mirë’”, shkruan Trump në një postim në platformën Truth Social.
Në kopertinën e pasaportës shfaqet portreti i Trump, ndërsa në sfond ndodhet teksti i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Në pjesën e poshtme është vendosur firma e tij. Faqja e dytë e një ilustrim të momentit të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, me mbishkrimin: “Shtetet e Bashkimit të Amerikës 250”.
Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhin e pasaportës, duke e cilësuar atë si një “Pasaportë Patriotike”.
Njoftimi vjen në kuadër të një sërë nismave që synojnë të mbajnë gjurmë personale të Donald Trump në simbole dhe institucione amerikane, një qasje që ka nxitur kritika dhe akuza për kult të individit.
Megjithatë, firma e Trump pritet të përfshihet edhe në kartëmonedha koleksionuese, një tjetër risi që realizohet për herë të parë gjatë mandatit të një presidenti në detyrë.



