Mike Maignan është rikthyer të tregojë performanca të nivelit të lartë me Milanin. Portieri francez ka treguar se mund ta marrë skuadrën mbi supe dhe konfirmimi vjen edhe nga drejtuesit e klubit kuqezi.
Sipas mediave italiane “gardiani” kuqezi është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin italian. Milani ofron 5 milionë euro në sezon, ndërsa agjentët e lojtarit kërkojnë 5.7 milionë. Diferenca midis ofertës dhe kërkesës është e vogël, prandaj një marrëveshje mes palëve është më afër se kurrë./BW