back to top
30.5 C
Tirana
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëHelmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë/ Prokuroria kërkon dokumente shtesë...

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë/ Prokuroria kërkon dokumente shtesë nga AKU

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një tjetër shkresë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke kërkuar informacion të detajuar mbi rrethanat e hetimit administrativ lidhur me dyshimet për helmimin e 56 studentëve në Akademinë e Policisë.

Sipas burimeve hetimore, grupi i hetimit kërkon dokumentacionin zyrtar dhe të dhënat e plota mbi veprimet e ndërmarra nga AKU gjatë inspektimeve dhe vendimmarrjes administrative, pasi fillimisht institucioni kishte bllokuar aktivitetin e kompanisë “Sori Al”, dhe më pas e kishte zhbllokuar atë.

Po sipas burimeve, ende nuk janë vënë në dispozicion të prokurorisë të gjitha aktet zyrtare që duhet t’i ishin deleguar AKU-së, ndërsa ky institucion më herët ka deklaruar se shkaku i dyshuar i helmimit lidhet me produktin “Çoli”.

Në kuadër të hetimeve, ish-drejtori i AKU Tiranë është marrë në pyetje si deklarues, ku ka këmbëngulur se institucioni kishte kryer më herët kontrollin e subjektit privat dhe kishte ndjekur procedurat përkatëse.

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka një version përfundimtar mbi shkakun e helmimit të studentëve, ndërsa çështja vijon të hetohet nga prokurori Bledar Valikaj.

Ndërkohë, organi i akuzës ka sekuestruar 56 kartelat mjekësore të kandidatëve për policë, të cilët shfaqën shqetësime shëndetësore dhe u trajtuan në spital pas ngjarjes.

Sipas burimeve, për shkak të ecurisë së hetimeve dhe nevojës për verifikim të detajuar, kartelat mjekësore dhe librat e shërbimit të Spitalit Infektiv janë dërguar për ekspertim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), për të përcaktuar saktësisht shkakun e simptomave të shfaqura tek studentët.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë dhe dinamikën e ngjarjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat