KreuAktualitetPolitikaPas 4 vitesh në krye të FRPD-së/ Pse u dorëhoq Besart Xhaferri?

Pas 4 vitesh në krye të FRPD-së/ Pse u dorëhoq Besart Xhaferri?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Besart Xhaferri ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), pas katër vitesh në drejtimin e strukturës rinore të kësaj force politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaferri bëri të ditur se Forumi Rinor do të hyjë në një proces të ri organizimi dhe ripërtëritjeje të strukturave në të gjithë vendin.

Drejtimi tranzicional i FRPD-së do t’i kalojë Sekretarit të Përgjithshëm, Fatjon Bathorja, i cili do të drejtojë edhe grupin e punës përgjegjës për organizimin e këtij procesi.

Në mesazhin e tij të lamtumirës nga drejtimi i forumit, Xhaferri falënderoi kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, ish-kryetarin e FRPD-së Belind Këlliçi, drejtuesit politikë të qarqeve dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike për bashkëpunimin gjatë katër viteve.

“Një falënderim të veçantë dhe të sinqertë dua t’i shpreh Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, Sekretarit të Përgjithshëm, z. Flamur Noka, paraardhësit dhe ish Kryetarin e FRPD z. Belind Këlliçi, drejtuesve politikë të qarqeve dhe të gjithë anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtyre katër viteve”, shkruan Xhaferri.

Ai ka theksuar se largimi nga drejtimi i Forumit Rinor nuk do të thotë shkëputje nga Partia Demokratike apo nga angazhimi politik, duke deklaruar se do të vijojë të jetë pjesë e kësaj force.

“Sot largohem nga drejtimi i FRPD-së, por jo nga kjo familje, jo nga miqtë e mi dhe aq më pak nga beteja jonë e përbashkët. Do të jem gjithmonë në krah të tyre, ashtu siç ata kanë qenë në krahun tim”, përfundon reagimin e tij Besart Xhaferri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat