back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetNga zjarri te rindërtimi/ Rama: Ndërtuesi do mbajë gjithë barrën

Nga zjarri te rindërtimi/ Rama: Ndërtuesi do mbajë gjithë barrën

Pas zjarrit që përfshiu një pallat në Tirana dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke garantuar se godina do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi.

Përmes një deklarate në rrjetin social X, Rama theksoi se, pavarësisht se shkaqet paraprake të zjarrit nuk lidhen me cilësinë e ndërtimit, qytetarët e dëmtuar nuk do të lihen vetëm dhe barra financiare nuk do t’u kalojë taksapaguesve.

Sipas tij, përgjegjësia për rindërtimin do të mbulohet nga ndërtuesi, ndërsa theksoi rëndësinë e sigurimit të banesave për raste të tilla.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka lidhje me ndërtimin. Nuk mund t’i lëmë vetëm qytetarët dhe taksapaguesit nuk duhet të paguajnë për një dëm që duhet të mbulohet nga sigurimet”, u shpreh Rama.

Ai siguroi gjithashtu familjet e prekura se mund të ndihen të qeta për zgjidhjen e situatës, ndërsa shprehu mirënjohje për zjarrfikësit dhe forcat e rendit për ndërhyrjen dhe shpëtimin e jetëve.

Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të zjarrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat