Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Situata para Kryeministrisë është tensionuar, pasi protestuesit janë afruar përsëri drejt godinës, pavarësisht ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e tyre.
Protestuesit kanë vijuar hedhjen e gurëve, bombave molotov dhe fishekzjarrëve në drejtim të forcave të policisë. Disa prej tyre janë parë edhe me hunj druri në duar.
Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit kanë avancuar drejt Bulevardit, ndërsa në këto momente është vënë re tërheqja e forcave të policisë nga zona para Kryeministrisë.



