back to top
21.8 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSa kushtojnë nafta dhe benzina?

Sa kushtojnë nafta dhe benzina?

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimet e karburanteve në tregun vendas, duke reflektuar luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 13 qershor 2026, çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lek për litër. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 14:00 e kësaj të shtune dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e ardhshëm të Bordit.

Në bazë të vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin është caktuar në 183 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 171 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 170 lekësh për litër në pakicë dhe 158 lekësh për litër në shumicë.

Bordi i Transparencës u ka bërë thirrje operatorëve të tregut të zbatojnë detyrimisht çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se, bazuar në metodologjinë e përllogaritjes së çmimeve tavan, çmimet aktuale të karburanteve janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026. Për këtë arsye, niveli i akcizës do të vijojë të zbatohet i plotë, në masën 100%.

Sa i përket gazoilit për peshkim, çmimi i shitjes është përcaktuar në 88 lekë për litër, në përputhje me përjashtimet fiskale të parashikuara në legjislacionin në fuqi për sektorin e peshkimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat