Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë të hetuar nga SPAK është shtyrë dhe do të zhvillohet më 11 maj.
Gjatë seancës së sotme, mbrojtja e Monika Kryemadhi ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion të dhënat e ekspertimit të aparatit celular dhe përgjimet ambientale, duke kërkuar akses të plotë në materialet hetimore. Nga ana e saj, prokuroria është shprehur se këto materiale do t’i vihen në dispozicion mbrojtjes pas përfundimit të seancës.
Në seancë është trajtuar edhe një çështje procedurale që lidhej me përfaqësimin ligjor të Fatime Kryemadhit, për të cilën gjykata i ka dhënë kohë mbrojtjes për ta zgjidhur.
Për shkak të këtyre rrethanave procedurale dhe debateve mes palëve, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës. Si pasojë, janë pezulluar edhe afatet e paraburgimit për të pandehurit në këtë dosje, përfshirë Ilir Meta.
Çështja pritet të rikthehet në shqyrtim më 11 maj, kur palët do të paraqiten sërish për vijimin e procesit gjyqësor.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



