KreuAktualitetPolitikaBraçe demaskon infrastrukturën/ Si është lënë në mëshirë të fatit rruga pranë...

Braçe demaskon infrastrukturën/ Si është lënë në mëshirë të fatit rruga pranë autostradës?

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen e rrugës dytësore në anën e djathtë të autostradës, duke kërkuar ndërhyrje për rikonstruksionin e saj.

Braçe ka publikuar pamje nga rruga dhe shprehet se gjendja e saj po përkeqësohet, pavarësisht rëndësisë që ka për lëvizjen e punëtorëve, banorëve dhe aktivitetin ekonomik të zonës.

Sipas tij, kjo rrugë përballon një fluks të lartë lëvizjesh, duke shërbyer për punëtorët, tregtinë, transportin e lëndëve të para dhe prodhimin, por edhe për banorët e zonës.

“Për gjithë këtë lëvizshmëri, duhet ribërë kjo rrugë, pa u bërë fare e pakalueshme!”, shkruan Braçe.

Deputeti ngre gjithashtu si argument standardin e ndryshëm të infrastrukturës në të njëjtën zonë. Ai i referohet rikonstruksionit të autostradës nga rrethi i veriut deri në Kashar, duke e cilësuar atë një investim me standard krejt tjetër.

“Ribërja e autostradës nga rrethi i veriut deri në Kashar është një investim shumë i mirë, standard tjetër plotësisht; kjo e bën edhe më të papranueshëm standardin e rrugës vetëm 10 metra më tutje”, shprehet ai.

Braçe e konsideron ndërhyrjen të nevojshme jo vetëm për banorët, por edhe për ekonominë e zonës.

“Nga pikëpamja e njerëzve që banojnë në zonë është e domosdoshme; nga pikëpamja e fuqisë punëtore që lëviz këtu është jetike; nga pikëpamja ekonomike është plotësisht e justifikuar dhe investim i kthyeshëm”, përfundon deputeti.

 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat